BallinaKronikeGoditet trafiku ndërkombëtar i drogës Shqipëri-Amerikë-Itali, vihen në pranga 19 persona

Goditet trafiku ndërkombëtar i drogës Shqipëri-Amerikë-Itali, vihen në pranga 19 persona

Policia italiane ka zhvilluar një operacion ndërkombëtar për kapjen e trafikantëve të drogës.

Si pasojë kanë rënë në pranga 19 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Në kuadër të operacionit të koduar “SAUDADE-bis”, Guardia di Finanza e Milanos ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë trafik narkotikësh.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë dhe Amerikës Jugore e Italisë.

Operacioni bëri të mundur ndërprerjen dhe neutralizimin e të gjithë rrjetit të degëzuar të tregtarëve të drogës që veprojnë kryesisht në sheshin Milanese, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet që kanë filluar që në vitin 2016 çuan në kapjen e pothuajse 2 tonë të substancave narkotike (të tilla si marihuanë, kokainë dhe hashash), për një vlerë prej afërsisht pesë milion euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular