BallinaAktualitet“Pyetjet i merr nga Basha”, gazetarja i kthehet keq Jozefina Topallit në...

“Pyetjet i merr nga Basha”, gazetarja i kthehet keq Jozefina Topallit në emision: Merre telefonin, jeni mësuar….

Gazetarja Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, të ftuara në emisionin’ Log’ janë përplasur në lidhje me bashkëpunimin e tyre me partinë Demokratike apo Socialiste.

Topalli ka akuzuar gazetaren se pyetjen e ka marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga ana tjetër Konomi i ka treguar Topallit se nuk është e ndikuar dhe nuk merr mesazhe nga askush.

Për sigurinë e saj gazetarja ka kërkuar që Topalli të marrë dhe të kontrollojë celularin e saj.

Pjesë nga debati:

Esiona Konomi: Pse ju vjen për mbarë të kritikoni Bashën dhe jo Ramën

Jozefina Topalli: Të shikoj se të vijnë mesazhet nga Lulzim Basha

Esiona Konomi: Tërhiqeni këtë që thatë, pasi jeni mësuar që të sponsorizoni mendime, por unë nuk jam mësuar që të sponsorizohem nga askush, dhe nëse doni që të krijoni një imazh politik tërhiqini ato që sapo thatë.

Endri Xhafo: Ju e fyet gazetaren, dhe për qartësi Esiona nuk mbulo PD-në por mbulo PS-në në redaksi,

Jozefina Topalli: Unë nuk e njof, kush është Esiona

Esiona Konomi: Ju duhet telefoni im mund ta mbani

Jozefina Topalli: Ju mund të vazhdoni, unë po ju dëgjoj, pyetjet i marrin se u vijnë të gjithëve

Esiona Konomi: Unë nuk jam të gjithë

Jozefina Topalli: Ok ti je shumë e veçantë, meqe je gazetare, kush e ka bërë opozitën e 2013-2013

Esiona Konomi: Ju keni bërë dhe keni pasur idenë e djegies së mandateve dhe e keni shprehur këtë,

Jozefina Topalli: Jo,

Esiona Konomi: Po të lexoj postimin tuaj, 19 dhjetor të 2018

Jozefina Topalli :Lexojeni dhe njere, se une nuk kam thënë se duhet të digjet mandati, a nuk e kupton ose po abuzon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular