BallinaAktualitetE vërteta/Mungesë profesionalizimi, apo shpifje e qëllimshme ndaj Bujar Leskajt?

E vërteta/Mungesë profesionalizimi, apo shpifje e qëllimshme ndaj Bujar Leskajt?

Drejtuesi politik i PD Vlorë ndoqi me një grup të rinjsh dje inagurimin e Presidentit Trump. Ndërkohë zoti Leskaj promovoi librin më të fundit për Presidenitin Joe Biden shkruar nga një gazetar amerikan dhe botuar në shqip nga Morava si dhe ju dhuroi të rinjve nga një kopje.
Në të njëjtën kohë Leskaj u ka dhuruar të rinjve librin e tij me autograf “GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros” në të cilin flitet mbi Institucionin më të lartë të Auditimit në Amerikë dhe drejtuesin e saj Gene Dodaro. Leskaj është takuar disa herë me të përgjatë kohës që mbante postin e kryetarit të KLSH.
Mirëpo në një nga portalet qe mbeshtet kryesisht qeverine shkruhet sikur z.Leskaj ka dhënë me autograf librin e gazetarit amerikan për Biden. Burimet nga aktiviteti i z.Leskaj thonë se kjo është krejt e pa vërtetë dhe nuk e kuptojnë pse duhej bërë një keqinterpretim i tillë.
E vërteta është krejt tjetër nga ajo që shkruhet. Në këtë rast eshte keqpërdorur një status të qytetarit Ardi Sefa teksa dhe ai është i saktë në artikulimin e tij që kemi të bëjme me dy libra që dhurohen nga Bujar Leskaj, porse njëri si autor po e jepte me autograf. Duke e patur si në dritë të diellit tekstin e qartë, madje dhe fotot që përdor ku duket qartë që z.Leskaj është duke marrë nga librat e tij për autograf. Edhe në foton tonë hapëse që shoqëron shkrimin duket qartë se drejtuesi politik i PD po firmos me autograf librin e tij.
Bazuar mbi këto fakte kokëforta dhe përgënjeshtruese lind pyetja: Në këtë rast kemi të bëjme me mungesë profesionalizmi, apo shpifje të qëllimshme ndaj Bujar Leskaj? Startnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular