Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” është shoqëruar me incidente, përpara nisjes zyrtare.
Mësohet se të dyja tifozëritë janë përplasur me njëra-tjetrën, përpara se të nisë derbi.
Incidentet kanë kulmuar, me përdorimin e flakadanëve. Në pamjen që publikon “Balkanweb” shihet edhe momenti, kur tifozët hedhin flakadanë poshtë një makine dhe i vënë flakën automjetit.
Në vendngjarje, siç mund të shikohet është edhe policia. Efektivët kanë ndërhyrë, në momentin që duket se situata është tejet e agravuar.