BallinaSocialeAlarmi i mjekëve shqiptarë në Europë: Pacientët në Shqipëri po marrin trajtime...

Alarmi i mjekëve shqiptarë në Europë: Pacientët në Shqipëri po marrin trajtime të gabuara ndaj COVID-19

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e regjistruar në Gjermani me kryetaren Dr.med. Aurora Dollenberg, e përbërë nga një grup specialistësh të mjekësisë që punojnë në shtetet europiane dhe amerikane, ngrenë shqetësimin për ndryshimin e protokolleve të trajtimit të COVID-19 në Shqipëri, që sipas tyre deri tani nuk kanë qenë të duhurat.

Numri i lartë i vdekjeve nga COVID në Shqipëri, sipas tyre, ka ardhur shpesh herë edhe për shkak të trajtimeve të gabuara mjekësore.

Në këtë kuadër, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë apelon që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane, trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19.

“Duke u nisur nga raportimet e individëve që janë bërë kundrejt personelit mjekësor per mostrajtim të duhur  terapeutik për pacientët me COVID-19  si dhe kërkesat e shumta që kanë ardhur rregullisht nëpërmjet webit të federatës www.amfe-federation.eu  për trajtim e mangëta dhe të gabuara ne si Federatë ngremë zërin që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane trajtimin e paciente të sëmurë me COVID-19”, thuhet në një artikull kushtuar Shqipërisë në asamblenë e kësaj federate.

Përmes një letre të hapur që i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Federata e Mjekëve kërkon veç të tjerash që institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit.

“Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët COVID-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore, mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të poliklinikave”, thuhet veç të tjerash në letrën e mjekëve shqiptarë në Europë, teksa shprehet gatishmëria për asistencë me mendim ekspertësh, me protokolle përkatëse dhe lobizëm pozitiv në strukturat përkatëse të EU-së dhe OBSH-së./Euronews

Alarmi i mjekëve shqiptarë në Europë: Pacientët në

Alarmi i mjekëve shqiptarë në Europë: Pacientët në

Alarmi i mjekëve shqiptarë në Europë: Pacientët në

Alarmi i mjekëve shqiptarë në Europë: Pacientët në

Përfaqesuesit e Shteteve pjesëmarrëse në Projekt:

Dr.Teni Kamberi-Përfaqesues i mjekëve në Francë
Dr.Adrian Fandi-Përfaqësues i mjekëve në Angli
Dr.Rubena Maci- Përfaqësuese e mjekëve në Itali
Dr.Naser Ahmeti – Përfaqësuese e mjekëve në Gjermani
Dr.Geriola Topi -përfaqësuese e mjekëve në Suedi
Dr.Hatije Ismaili-Përfaqësues i mjekëve në Slloveni
Dr.Gani Zeka-Përfaqësues i mjekëve në Poloni
Dr. Afërdita Bylykbashi- Përfaqësuese e mjekëve në Hollandë
Dr.Gazmend Berisha -Përfaqësues i mjekëve në Norvegji
Dr.Arbër Mehmeti- përfaqësues i mjekëve në Finlande
Dr.Leke Abdyli -Përfaqësues i mjekëve në Austri
Dr.Sabri Trepca  – Kryetar i shoqatës së mjekëve ne Angli
Dr.Vjola Halili -Përfaqësuese e mjekëve në Shqipëri
Dr.Leke Abdyli -Përfaqësues i mjekëve në Austri
Dr.Skender Murtezani- Kryetar i shoqatës Vatra në USA
Prof.Philip Caushaj,Dr.Zana Nikolla dhe Dr.Mani Celaj – Përfaqësues të mjekëve në USA.
Dr.Arbër Morina – Përfaqësues i mjekëve në Kosovë
Dr.Genc Selmani – Përfaqësues i mjekëve në Maqedoninë e Veriut
Dr. Arlind Lika – Përfaqësues i mjekëve në Mal të Zi
Dr. Lavdije Janova-Neziri – Përfaqësues i mjekëve në Zvicër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular