BallinaPolitikeLista e socialistëve/Emrat e rinj që do të përfshihen dhe “xhaketat e...

Lista e socialistëve/Emrat e rinj që do të përfshihen dhe “xhaketat e vjetra” për Tiranën

Tirana përbën kryebetejën e zgjedhjeve parlamentare. Dhe për këtë duhet një listë fituese për zgjedhjet e 25 prillit nga ana e dy partive kryesore të politikës. Partia Socialiste ka qëndruar e heshtur dhe nuk i ka shpallur emrat e kandidatëve për deputetë, edhe pse një e mirë e tyre kanë nisur punën prej kohësh në terren duke vijuar takimet me bazën socialiste të kryeqytetit.

Pasja e një ekipi fituese për Tiranën është kryesore si për PS-në, ashtu edhe për PD-në. Metropoli ka edhe numrin më të madhe të mandateve të deputetëve. Janë 36 deputetë që dalin nga qarku i Tiranës dhe ku partitë synojnë të marrin sa më shumë mandate, pasi edhe përbërja e votuesve është mikse, ku pjesë e tyre i përkasin zonës gri, të të pavendosurve.

PS ia ka besuar fushatën elektorale kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili po punon së bashku me dy kryetarët e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Pikërisht në listën e deputetëve të PS-së për zgjedhjet e ardhshme do të përfshihen ministra dhe zv/ministra por edhe ish-ministra. Pandeli Majko është njeriu që do të jetë në listën e socialistëve të Tiranës ai po punon në zonën administrative që dikur njihej si Njësia 5. Ai është palëvizshëm në këtë bastion. Natyrshëm përfshihet edhe kandidimi i Spiropalit dhe Bushatit.

Ministrja Spiropali është angazhuar së tepërmi në zonën e Vorës dhe të Kamzës. Fushatë në krah të saj bëjnë Fidel Ylli dhe Dallëndyshe Bici (kreu i IKMT-së). Ylli deputet prej disa mandatesh, duket se nuk do të jetë më në listat për qarkun  Durrësit, por në Tiranë. Ndërsa Bici ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e listave.

Emrat e rinj të listës së deputetëve, për aq janë parë në këto takimet elektorale mund të përmendimin ministren e Energjetikës, Belinda Balluku, e cila po punon zonën e Kombinatit.

Emër të ri në listë mund të përmendim Etilda Gjonajn. Ministrja e Drejtësisë po punon në zonën ku përfshihej minibashkia numër 7 në zonën e ish-fushës së Aviacionit. Në krah të saj fushatë po bën kreu i këshillit të qarkut Aldrin Dalipi.

Lista e socialistëve/ Emrat e rinj që do të përfshihen dhe

Zv.ministri Etjen Xhafaj pritet të jetë ndër kandidatët për deputetë. Ai shfaqet në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj kryesisht në zonën e Kavajës, ku është pjesë e qarkut të Tiranës. Fushatë bëjnë gjithashtu edhe dy zv.ministrat e Brendshëm, Romina Kuko dhe Julian Hodaj. Nisur nga fakti që janë aktivë, ato mund të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu po angazhohet në minibashkinë numër nëntë. Pjesë e takimeve elektorale është edhe prefekti i qarkut Toni Gogu, në zonën e Pezës dhe të Ndroqit dhe pritet të shihet nëse do të përfshihet në listat e ardhshme për deputetë. Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi gjithashtu pritet të kandidojë në Tiranë.

Lista e socialistëve/ Emrat e rinj që do të përfshihen dhe

Sakaq pritet të jenë sërish në listat emra e vjetër të PS-së, si Fatmir Xhafaj, Xhemal Qefalia, Vasilika Hysi, Sadri Abazi, Sadi Vorpsi që kanë disa mandate deputetësh. Një pjesë e tyre janë të njohur edhe “xhaketat e vjetra’ të PS-së. PS ka nisur fushatën e përzgjedhjes së kandidatëve me fushatën “Deputeti që duam”, duke përzgjedhur disa të rinj të paangazhuar politikisht dhe që natyrshëm do të përfshihen në listat e Tiranës, ndërsa nuk mohohet angazhimi i figurave publike të fushave të ndryshme, ku një pjesë e tyre janë shfaqur edhe në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazeta Shqip

Lista e socialistëve/ Emrat e rinj që do të përfshihen dhe

Lista e socialistëve/ Emrat e rinj që do të përfshihen dhe

 

Kandidatët e PS-së për Tiranën, emrat që po bëjnë fushatë

Belinda Balluku

Ogerta Manastirliu

Etilda Gjonaj

Etjen Xhafaj

Ervin Bushati

Sadri Abazi

Elisa Spiropali

Toni Gogu

Fidel Ylli

Dallëndyshe Bici

Pandeli Majko

Fatmir Xhafaj

Eljo Hysko

Klotilda Ferhati

Sadi Vorpsi

Xhemal Qefalia

Arben Pëllumbi

Vasilika Hysi

Romina Kuko

Aldrin Dalipi

Arben Pëllumbi

Julian Hodaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular