BallinaBotaPërdori ilaçe popullore, Ministrja e Shëndetësisë infektohet me Covid-19

Përdori ilaçe popullore, Ministrja e Shëndetësisë infektohet me Covid-19

Ilaçet popullore nuk janë aspak efektive ndaj Covid-19.

Të paktën kjo është vërtetuar nga Ministrja e Shëndetësisë në Sri Lanka, Pavithra Wanniarachchi, e cila pavarësisht se ka konsumuar mjaltë me arra ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Ministrja është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e të afërmve.

Ajo gjithashtu derdhi një kovë me ujë të “bekuar” në një lumë në nëntor pasi një njeri i vetëquajtur zot i tha asaj se do t’i jepte fund pandemisë.

Vendi ishullor prej 21 milionë banorësh miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Oxford-AstraZeneca vetëm disa orë pasi zonja Ëanniarachchi ishte pozitive.

“Testi i saj i antigjenit u kthye pozitiv të Premten dhe asaj i ishte kërkuar të izolohet. Të gjitha kontaktet e saj të menjëhershme janë vënë në karantinë,” thuhet në njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular