BallinaKronikeEMRI/Kush është 27 vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Greqi, pas përplasjes...

EMRI/Kush është 27 vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Greqi, pas përplasjes mes bandave shqiptare

Zbulohen detaje të reja nga atentati ndaj shqiptarit në Greqi. Mësohet se viktima është Mario Metaj, 27-vjeç, i cili u ekzekutua me 5 plumba.

Burimet bëjnë  me dije se ai është qëlluar për vdekje nga një bandë rivale shqiptare.

Viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të dy autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular