BallinaAktualitetPërgjimet e antimafies/ “Drejtori i Policisë së Tiranës u korruptua me djathë...

Përgjimet e antimafies/ “Drejtori i Policisë së Tiranës u korruptua me djathë dhe mish deri. Takuam edhe..”- Bisedat mes trafikantëve

Në dosjen voluminoze të përgjimeve nga antimafia e Katanzaros në Itali, gjendet midis të tjerash edhe një bisedë e përgjuar midis dy trafikantëve që thonë se kanë diskutuar me shefin e policisë së Tiranës, pa e specifikuar emrin.

Dosja që lëshoi 48 urdhër-arreste nga autoritetet italiane, zbulon mënyrën se si në vendin tonë bëhet biznes përmes korrupsionit të nivelit të lartë.

Në bisedë, D’alessandro thotë se foli me “Shefin e Policisë së Tiranës, një zyrtar i lartë dhe një zv/ministër, të cilit i solli dy sopresata, mish derri dhe djathë me ndihmën e Dedonit, i cili dërgoi gjithçka me korrier”.

Në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodeputeti Lorenzo Cesa, gjithashtu i akuzuar nga antimafia si bashkëpunëtor i Ndragheta thotë se në Shqipëri korrupsioni është masiv.

“Bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet. Në mënyrë të qartë, ai (Antonio Gallo) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera. Pa kontakte nuk shkoni askund … duhen kontakte, hapni atje pa kontakte nuk bëni dot asgjë“, dëgjohet në njërin prej përgjimeve”, thuhet më tej në përgjime.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular