BallinaKronikeEMRI+FOTO/Merrte para për legalizimet, SPAK arreston kreun e Kadastrës së Beratit

EMRI+FOTO/Merrte para për legalizimet, SPAK arreston kreun e Kadastrës së Beratit

Me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat, Ervin Nelajn, 38-vjeç. Mësohet se arrestimi i tij është kryer rreth orës 18:30 nga forcat e policisë së DPV Berat, në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori”.

Arrestimi i Nelaj finalizoi operacionin e koduar “Aluizni”, pas një hetimi 9-mujor, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia njofton se drejtori Ervin Nelaj akuzohet se ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të dhënies së lejeve të legalizimit të pronave e banesave.

Nelaj, prej 7-muajsh ishte në krye të ASHK-së Berat, pas punës si inspektor e specialist në ALUIZNIN e Beratit prej 8-vitesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA

BERAT

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular