BallinaSocialeMiliona njerëz po fshijnë WhatsApp-in, çfarë po ndodh me aplikacionin?

Miliona njerëz po fshijnë WhatsApp-in, çfarë po ndodh me aplikacionin?

Për shkak të një përditësimi shumë të dobët të kushteve të përdorimit, miliona përdorues të WhatsApp po e braktisin këtë platformë dhe kanë kaluar në alternativa si Signal dhe Telegram.

Braktisja e platformës ishte aq e madhe sa WhatsApp u desh të shtynte zbatimin e kushteve të reja, të cilat ishin planifikuar për 8 shkurt, për 15 maj, në mënyrë që t’u shpjegonte përdoruesve ndryshimet që po bëhen.

Gjatë tre javëve të para të janarit, platforma e mesazheve Signal përfitoi 7.5 milionë përdorues të rinj në të gjithë botën dhe Telegram 25 milionë, ndërsa WhatsApp ra nga vendi i tetë në vendin e 12-të më të shkarkuar.

Nga ana tjetër, Signal më 6 janar nuk ishte as midis 1000 aplikacioneve të para më të shkarkuara, dhe më 9 janar arriti vendin e 1-rë.

Drejtori i Politikave Publike të WhatsApp për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Niam Sweeney i tha Komitetit të Punëve të Brendshme se beson se eksodi lidhet me përditësimin e kushteve të shërbimit të kompanisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular