BallinaAktualitetPërgjimet e Ndraghetas, reagon për herë të parë Rama: Duan t’i “bëjnë...

Përgjimet e Ndraghetas, reagon për herë të parë Rama: Duan t’i “bëjnë nënën” këtij vendi

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me përgjimet e grupit mafioz Ndragheta.

“Është një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejmë atë lloj qasje dhe prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet.

Flasin ca italianë përmendin njerëz, imagjinojnë investime, parafytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar.

Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë, asgjë. Këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme dhe realisht unë nuk kam asgjë për të thënë për të këtë.

Merrni ato mijëra faqe, pijani lëngun dhe villni nëpër ato ekrane dhe bëni shqiptarët për të vjellë. Kjo është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave”, deklaroi kryeministri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular