BallinaAktualitetReshjet e shiut shkaktojnë çarje dhe rrëshqitje dheu, pallati 5-katësh rrezikon shembjen

Reshjet e shiut shkaktojnë çarje dhe rrëshqitje dheu, pallati 5-katësh rrezikon shembjen

Tre vjet pasi ndien rrëshqitjet e para të tokës, që tronditën jetët e tyre, banorët e një pallati pesëkatësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër përjetojnë të njëjtën situatë plot ankth e frikë.

Reshjet e dendura të këtij dimri kanë shkaktuar çarje dhe rrëshqitje të reja toke, duke alarmuar banorët që po ndiejnë se toka po u rrëshqet nën këmbë. Një masiv i madh dheu rrëshqiti në një sipërfaqe me një gjerësi prej gati 10 metrash dhe zhvendosje 100 metra në bazamentin e pallatit. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së 24 janarit 2020, pasi reshjet me intensitet të lartë ranë pa ndërprerje prej 24 orësh.

Dhjetë ditë më parë, banorët ndien çarjet e reja të tokës pas një periudhe pauze trevjetore. Kryebashkiaku dhe specialistë të Bashkisë Gjirokastër u ndodhën në vendngjarje për të parë situatën dhe për të qetësuar qytetarët, se mund të rrinin të qetë në banesat e tyre pasi situata nuk paraqiste rrezik.

“Rrëshqitja ka ndodhur gjatë natës në orën 3:20 të mëngjesit, duke gdhirë. Ne presim nga autoritet zgjidhje”, thonë banorët.

Një vit e gjysmë më parë u çel fondi për pallatin në lagjen ‘Kodra e shtufit’, ndërsa për ne ende asnjë masë”, tregon Iliri, një prej banorëve të këtij pallati. “Kemi frikë për jetën tonë. Jemi të moshuar dhe të sëmurë. Asnjë përgjigje nuk po na jepet. Është kollaj të thuash do evakuoheni, por ku do shkojmë? Kemi djersën e gjithë jetës këtu”, shprehen banorët./ Panorama.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular