BallinaKronikeDyshimet e policisë për të riun shqiptar që u vra në Greqi,...

Dyshimet e policisë për të riun shqiptar që u vra në Greqi, vëllai i tij u qëllua 10 ditë më parë me thikë

Një incident rrahjeje në verë duket se ka qenë arsyeja për atë që ndodhi me vrasjen e së hënës në kryqëzimin Kourtesi në Patras.

Ngjarja u parapri nga sulmi me thikë 10 ditë më parë, kundër vëllait të Marios Metaj. Ky u fundit u përcoll sot me lotësh dhe dhimbjes së familjes për në banesën e fundit. Ai njihje si një njeri i dashur dhe i rregullt, me aktivitet të fortë shoqëror dhe me shumë miq.

Këto dy incidente janë duke u shqyrtuar me kujdes nga autoritetet e policisë të cilët po vazhdojnë hetimet për gjetjen e 26-vjeçarit A.M. nga Shqipëria i cili dyshohet se qëlloi në kokë Metajn.

Policia madje po shqyrton mundësinë që i riu mund të jetë arratisur në Shqipëri.

Sipas dëshmive të dëshmitarëve dhe atyre të përfshirë në incident, kohët e fundit ka pasur tension. Sidoqoftë, ata nuk japin informacion specifik në lidhje me marrëdhënien midis viktimës dhe autorit, pasi ata ishin dy persona që lëvizën në të njëjtin mjedis sportiv dhe shoqëror. Vlen të përmendet se asnjë nga gjashtë personat e përfshirë në përleshje nuk kishte pasur probleme me ligjin më herët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular