Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku mësohet se ka humbur jetën 30-vjeçari Klement Basha. Burime bëjnë me dije për “Fax News” se Basha ishte infermier në spitalin e Fierit dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm me mjetin e tij.
Për shkak të dëmtimit shumë të madh të mjetit tip Benz, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e 30-vjeçarit nga makina, ndërkohë që Policia ka shoqëruar për të dhënë sqarime dhe drejtuesin e mjetit maune.