BallinaAktualitetEMRAT/ ‘Dosja 184’, dalin para Gjykatës 4 të pandehurit, kërkohet pushim i...

EMRAT/ ‘Dosja 184’, dalin para Gjykatës 4 të pandehurit, kërkohet pushim i hetimeve për kryebashkiakun e PS dhe Imer Lalën

Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për “Dosjen 184”, dosja e shumëpërfolur për shitblerjen e votave në këtë Qark, ku implokohen dhe zyrtarë të zgjedhur atje.

Në Gjykatë ka nisur tashmë seanca për këtë dosje dhe të pandehur nga Prokuroria janë marrë 4 persona, shtetasit: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hioti. Këta të fundit akuzohen për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje e zgjedhësve”.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të vitit 2016.

Ndërkohë, oragni i akuzës ka kërkuar të pushohen hetimet për kryebashkiakun socialist të Dibrës Dionis Imeraj, biznesmenin Imer Lala (babai i deputetes Reme Lala), Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Milkin.

Të pandehurit gjatë periudhës së zgjedhjeve kanë qenë me detyrë: Robert Aga ish-shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësine administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular