BallinaBotaParalajmërimi shokues: Ja sa amerikanë mund të vdesin nga ky moment deri...

Paralajmërimi shokues: Ja sa amerikanë mund të vdesin nga ky moment deri më 1 maj

spot_img
spot_img

Një ekip epidemiologësh në Universitetin e Washingtonit kanë bërë një parashikim të frikshëm lidhur me koronavirusin në SHBA. Sipas këtij parashikimi, mund të humbin jetën 200 mijë amerikanë nga ky moment deri më 1 maj si pasojë e COVID.

Deri më tani kanë humbur jetën mbi 430 mijë amerikanë, por edhe nëse duke filluar nga ky moment e gjithë SHBA do të fillojë të respektojë masat e vendosura anti COVID si mbajtja e maskës apo evitimi i grumbullimeve, sërish shifrat sipas Institutit për Vlerësimin e Shëndetit do të jenë të paktën mbi 130 mijë viktima në 3 muajt e ardhshëm.

“Ky virus do të vazhdojë me siguri të evoluojë dhe të shndërrohet”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, gjatë një telefonate me gazetarët të premten.

Për të parandaluar sadopak përhapjen e mëtejshme si dhe avancimin e situatës, Presidenti Joe Biden ka lëshuar një urdhër federal dhe ekzekutiv për mbajtjen e maskave por që prek vetëm zyrat federale dhe dhe kontraktorët, pasi ai nuk mund t’u thotë shteteve se çfarë të bëjnë.

CNN shkruan se në SHBA ka një debat për kryerjen e më shumë testimeve pasi administrata e re ka lëshuar kërkesa më të rrepta për teste për udhëtimet ndërkombëtare dhe po debaton nëse do të kërkojë testime për udhëtime të brendshme.

Drejtori i ri i CDC, Dr. Rochelle Walensky, thotë se ardhja e varianteve të reja do të thotë që amerikanët duhet të dyfishojnë të gjitha gjërat të cilat iu është thënë tashmë të bëjnë – por që miliona amerikanë ende nuk po i bëjnë.

“Shfaqja e varianteve nënvizon nevojën për veprim të shëndetit publik. Së pari, vaksinohuni kur të vijë radha juaj”, tha Walensky në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular