BallinaPolitike"LSI do ketë listë më vete", Kryemadhi e bindur: PS nuk del...

“LSI do ketë listë më vete”, Kryemadhi e bindur: PS nuk del parti e parë

Monika Kryemadhi ka zbuluar në Open se LSI do të ketë një listë më vete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryemadhi u shpreh se në disa qarqe opozita mund të përdorë formula të tjera. Ajo shtoi se LSI zgjodhi që të dalë në një listë të vetme për të marrë dhe votat e socialistëve të zhgënjyer.

“Sigurisht që LSI do të dalë me një listë më vete, do të ketë listën e LSI, që do të jetë e regjistruar në fletën e votimit. PD do të dalë me kandidatët e saj, të përfshirë dhe partitë e tjera. Por mund të ketë dhe disa ekuacione, konkurrencën e njëri-tjetrit.

Është një lloj perceptimi që ndahen votat, janë dy gjëra të ndryshme. Nuk ka ndarje votash, sepse duke qenë një listë e hapur sepse është një koalicion i partisë politike. Klasa politike, media, analistët merremi e kalkulojmë sesa vota merr Edi Rama, por nuk merremi se sa kanë humbur me Edi Ramën. Kjo është ajo çfarë na intereson ne.

Unë kam sondazhet e mia. Sondazh që më nxjerr 2% dhe unë mora 14%. E njëjta kompani, më nxjerr 1 % dhe marr 14%.

Hyrja në një listë PD-LSI bën që të gjithë socialistët e zhgënjyer të rrinë në shtëpi. Dalja e LSI më vete jo vetëm që u jep shansin e mundësinë shumë socialistëve të zhgënjyer për të dalë e votuar, por pjesën më të madhe të administratës publike që sot ndihet e frustuar, kujtoni 30 qershorin 2019. Ne parti e majtë jemi.”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh me siguri se PS nuk del parti e parë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj, koalicioni opozitar del fitues.

Pyetje: Kush e merr mandatin e kryeministrit?

Kryemadhi: Koalicioni që fiton, e keni në kushtetutë , që pavarësisht se ti nuk shkruan koalicion po marrëveshjet paraprake quhen koalicion.
PS s’del parti e parë.

Pyetje: Si shpjegohet që do shkoni për koalicion po s’keni një program bashkë një të integruar.

Kryemadhi: Unë mendoj që vërtet jetojmë në një pallat po secili ka çelsin e shtëpisë së vet, se cili mban përgjegjësi pra për partinë e vetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular