BallinaAktualitetNga nesër, shkollat në këto zona mësim online për dy javë

Nga nesër, shkollat në këto zona mësim online për dy javë

Zv/kryeministri Erion Braçe, ka bërë me dije se duke filluar nga nesër, në disa zona të Divjakës, mësimi do të zhvillohet online për dy javë.

Me një shënim në facebook, Braçe shkruan se në këto zona, numri i të sëmurëve aktivë me koronavirus ka shkuar në 174, që sipas tij, janë infektuar në ceremoni mortore, apo për shkak të qokave.

Braçe i bën apel qytetarëve që të heqin dorë nga këto zakone, ndërsa thekson se policia do të ushtrojë kontroll në çdo lokalë në këto zona, për të garantuar zbatimin e masave.

Postimi i plotë: 

Mirëmbrëma! Banore të Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtes, Remasit; Situata e të sëmureve me koronavirus vijon te jetë e rëndë!

Dita tani u mbyll me 174 të semurë aktivë! Janë nga Këmishtaj, Mertish, Gradishte, Mize, Cerme e Sipërme, Çermë sektor, Divjakë qytet. Nga hetimi epidemiologjik rezulton se të infektuarit, kanë marrë virusin në:

Ceremonitë mortore në shtëpi ku kanë shkuar për ngushëllim;
Ne shtëpitë e të sëmurëve me virus ku ka shkuar për qoke sëmundjeje si komshi, kushëri, krushqi.
Kjo është çmenduri! Do ju lutesha shumë; Jepini fund ketyre zakoneve! Po infektoheni vetë, po infektoni familjarët tuaj, me të moshuarve po i merrni jetën!

Boll me me vizita nëpër shtepite e njeri tjetrit ku ti apo ai, jeni te infektuar! Mos shhkoni, infektoheni dhe infektoni te tjere njerez! Boll me me vizita ngushellimi neper shtepite e njeri tjetrit kur jeni te infektuar apo ku ka te infektuar! Mos shkoni, rezikoni te shtoni dhimbjen duke infektuar e vrare te tjere njerez te aferm.

Nderkohe nga neser; Shkollat ne Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Mize, Kemishtaj kalojne ne mesim online per dy jave rresht! Policia do ushtroj kontroll ne cdo lokal per te garantuar rregullat e distances fizike e ku rregullat shkelen lokali do mbyllet; Të zotët e lokalit janë të detyruar të garantojnë rregullat!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular