BallinaOP EDKavaja midis Grida Dumës dhe Erion Veliajt/Nga Megi Musta

Kavaja midis Grida Dumës dhe Erion Veliajt/Nga Megi Musta

Nga Megi Musta

Historia është shpesh herë e destinuar të përsëritet në kohë të ndryshme por me ngjarje dhe ndodhi të njejta. Ishte viti 1947 kur sigurimi I shtetit arrestoi në mënyrë kriminale dhe të pakuptueshme mësuesin e nderuar të qytetit të Kavajës, Xhevat Xhafen.
Krimi I vetëm i mësuesit të nderuar të qytetit tonë, ishte sepse kishte krijuar një arkiv mbi historikun e lindjes dhe zhvillimit të Kavajës nga vitet 1937 deri ne vitet 1943. Me arrestimin e mësuesit, iu sekuestruan edhe monografia e cila do kishte një vlerë të pallogarishme për qytetin e Kavajës dhe studiuesit në përgjithësi.
Ndihem e nderuar që jam vajzë Kavaje, qyteti I cili ishte preludi I lëvizjeve antikomuniste në Shqipëri. Qyteti I cili ishte motorri I fuqishëm I lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Qyteti që me thirrjet e tij poshtë komunizmi dhe liri demokraci zgjoi nga gjumi letargjik Shqipërinë tonë.
Shqipëria dhe Kavaja ndodhen përsëri përball një udhëkryqi historik, të shkoi drejt aspiratave europiane apo drejt një shteti autokrat apo oligark.
Secili prej nesh në këtë qytet e di shumë mirë sesi e drejtoi Edi Rama dhe me kë e drejtoi, e po e drejton qytetin tonë. Në 8 vite ka sjell vetëm varfëri, papunësi dhe ka detyruar cdo të ri të largohet nga qyteti jonë .
Shqipëria prej disa ditësh ka hyrë në ethet e zgjedhjeve. Partia Demokratike ka vendosur për koordinatore një profesore, një figurë e pastër, një grua intelektuale, një zë të fuqishëm opozitar.
Ajo është Grida Duma, “femra rebele” që ka spikatur më shumë se cdo kush tjetër në 8 vite opozitarizëm përballë Edi Ramës dhe shpurës së tij.
Partia Socialiste ka vendosur përballë Znj.Duma një prej figurave të saj kryesore Erion Veliaj dhe Etjen Xhafaj.
Etjen Xhafaj një emër i padëgjuar që nuk thotë asgjë për qytetin e Kavajës kurse Erion Veliaj ylli në ngjitje por që u zbeh gjatë rrugës për skandalet e shumta që ka hasur drejtimi I qytetit të Tiranës prej tij.
Erion Veliaj ka mbi supe mëkatet e vrasjes së Ardit Gjoklajt, represionin mbi mediat e lira, ku është përjekur me cdo metodë të mbylli zërin e lirë dhe të pavarur. Në përgjimet e autoriteteve italiane mafia e Ndranghetes pastronte para me ndërtimet në Tiranë dhe flitej për 20% që jepej paradhënie në bashki për cdo leje ndërtimi që ata merrnin.
Megjithëse propagandës së zhvilluar në media mëkatet e Erion Velias nuk I harron dot njeri, këto janë disa nga mëkatet për të kuptuar që Edi Rama po mendon të tallet përsëri me qytetin e Kavajës duke sjell për koordinator një mashtrues dhe manipulator si Erion Veliaj dhë një emër si Etjen Xhafaj që e njeh vetëm familja e tij dhe askush tjetër. Qesharake por e vërtetë.
Si vajzë Kavajase nuk do doja më kriminela në këtë qytet apo njerëz me mëkate politike, do dëshiroja njerëz me intelekt dhe integritet, do doja njerëz që frymëzojnë dhe ngjallin shpresë.
Jo manipulatora, jo intrigantë, jo mashtrues dhe njerëz të padëgjuar. JO
Kavaja meriton më shumë, Tirana meriton më shumë, Shqipëria meriton më shumë. Ne meritojmë më shumë. Ne meritojmë një të ardhme e cila të ngrihet mbi njerëz me integritet ,profesionalizëm, intelektual të cilët premtojnë ndryshim.
Prandaj sot si vajza juaj, e qytetit tuaj, do doja të mbështesnim masivisht Grida Dumën. Një grua që ka qenë dhe është zëri jonë, një grua intelektuale që premton ndryshim, jep shpresë. Një grua që ka luftuar fort për cdo padrejtësi. Një grua që na motivon dhe na drejton për të ndryshuar jetën tonë.
Si bija juaj Kavajase ju bëj thirrje të bëhemi të gjithë bashkë për ti thën STOP keq qeverisjes dhe për të mbështetur Partinë Demokratike dhe Znj.Grida Duma.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular