BallinaAktualitetA do kenë impakt rregullat e reja anti-Covid? Alimehmeti: Duhen masa më...

A do kenë impakt rregullat e reja anti-Covid? Alimehmeti: Duhen masa më të ashpra, të mbyllen…

Nga sot në të gjithë vendin do të fillojnë të aplikohen masat e reja anti-Covid. Nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania).

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ndërkohë që gjatë kësaj fashe orari të ndalojnë aktivitetin edhe baret, restorantet, klubet me përjashtim  të shërbimit delivery.

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

Ndërkaq sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit. Por a do të ndikojnë këto masa në uljen e kurbës dhe në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend?

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti theksoi se kufizimi i orarit nuk do të japë ndonjë ndikim në përmirësimin e situatës, duke shtuar se duhet të ishin marrë masa më të forta.

Sipas Alimehmetit, duhet të ishin mbyllur kafenetë për së paku 2 javë dhe qeveria të mbështeste bizneset financiarisht.

“Këto janë dy masa. Për sa i përket orarit, ai qartësisht nuk është se ka ndonjë efekt të madh. Të reduktosh orarin e darkës në mes të dimrit, përgjithësisht në Shqipëri nuk bën ndonjë lojë të madhe, kur ne tashmë e kishim orën 10.

Ne e kishim orën 10 dhe nuk ka asnjë ndryshim. Kjo u pa edhe gjatë festave, kur kishim në fuqi orën 8, të gjitha ftesat për darkat u kthyen për dreka. Jemi këta që jemi.

Ndërkohë që efekt më të madh mund të kenë, e kemi parë që në disa prej Bashkive kryesore janë mbyllur gjimnazet. Kjo ndoshta mund të ketë një efekt më madh, sepse gjimnazet kanë të bëjnë me një grupmoshë me më shumë kontakte.

Nga natyra e karakterizuar nga një farë refuzimi, kjo mund të ketë një efekt më të madh. Ora është thjesht një masë shumë e lehtë dhe efekti nuk do të ndihet.

Kush është më rriskuese, shkolla apo kafeneja? Nuk ka asnjë dyshim që është kafeneja. Pra bënte më sens të mbështetej sektori dhe këto dy javë t’i kishim të mbyllura të gjitha këto”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular