BallinaOP EDDita Ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë/Orjola Pampuri: Shoqëria ka nevojë...

Dita Ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë/Orjola Pampuri: Shoqëria ka nevojë për gratë, për punën e tyre

Nga Orjola Pampuri

Sot Dita Nderkombetare e grave dhe vajzave ne shkence.
Fuqizimi i gruas, vleresimi i punes kerkimore te saj, nevoje prioritare per nje shoqeri me te mire.
Shkenca, kerkimi shkencor eshte nje fushe historikisht e dominuar nga burrat.
Bazuar edhe ne te dhenat e Kombeve te Bashkuara, me pak se 30% e kerkuesve shkencore ne mbare boten jane gra.
Por duke anashkaluar diskriminimin gjinor, shume gra kane mbetur ne histori per kerkimet, zbulimet dhe punen e tyre ne shkence. Edhe pse studimet kane treguar qe grate dekurajohen te perfshihen ne shume fusha te cilat perceptohen me shume si “habitat” i burrave. Dhe si pasoje kemi me pak gra ne shkencat inxhinierike, ne matematike, teknologji etj. Por pamvaresisht kesaj, shume gra kane bere emer me punen dhe kerkimet e tyre shkencore, si Rosalind Franklin kimiste dhe kerkuese shkencore mbi ADN, Dorothy Hodgkin e para grua britanike qe fitoi cmimin Nobel ne kimi, apo Sally Ride astronautja e pare Amerikane ne hapesire, e shume tjera. Cka tregon qe fuqizimi, mbeshtetja, inkurajimi, hartimi i politikave gjithperfshirese per grate ne shkence, si dhe mbeshtetja nepermjet programeve te posacme apo incentivave ne universitete mbi perfshirjen e vajzave ne dege te stereotipizuara per djem, si dhe hartimi i politikave lehtesuese per bizneset te cilet te kene prioritet punesimi grate dhe vajzat qe ushtrojne profesione te cilat ushtrohen me se shumti nga burrat dhe djemte, por qe mund te permbushen njelloj ne profesionalizem, apo ndonjehere edhe me me perkushtim nga grate. Gruaja nuk eshte thjeshte nje numer. Nje grua vlen, ne fjale, ne vendosmeri, ne pune, ne perkushtim, ne argument, dhe ne vendimarrje. Shoqeria ka nevoje per grate, per punen e tyre, shkencen e tyre, dhe per kete duhet te punoje fort qe t’i jape hapesire, mundesi dhe t’i motivoje te punojne ne shkence, e ne fusha ku ato ndjehen ende te diskriminuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular