Ish kryeministri Sali Berisha komenton deklaratat e para pak ditëve të paraardhësit të tij socialist Fatos Nano, i cili do të shprehej se “Berisha përfundoi së qënuri politikan më 21 janar 2011”.
Në intervistën e për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, Berisha deklaroi se, Nano dhe Rama kanë të njëjtin koncept për opozitën njësoj si etërit e tyre mizorë.
Sali Berisha: Nuk kam ndonjë koment Beti. E vetmja gjë që mund të them se, u paraqitën si pinjollë të Bllokut, me mendësinë absolute staliniste se problemi i Shqipërisë është opozita. Mu rikujtuan të gjitha qëndrimet e Partisë së Punës së Shqipërisë në muajt e parë të opozitës shqiptare kur fatkeqësia kombëtare ishte opozita.
Këta të dy, nuk po i quaj siç e meritojnë, por po i quaj pinjollë, mbajnë të njëjtin koncept si etërit e tyre mizorë. Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë.
E rëndësishme është të vazhdojë delegimi për hatër të bixhozit. Për të tjerat nuk kam gjë për të. “
Cfare deklaroi Fatos Nano ne emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut më 4 shkurt 2021
Fatos Nano: “Politikanët janë kafshë politike dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike. Në 21 janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive, popullore.
Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti…Pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin digjital.“