BallinaKryesore"Ulim në 6% TVSH", Basha: Instrumentet, si do ta rrisim 15% numrin e...

“Ulim në 6% TVSH”, Basha: Instrumentet, si do ta rrisim 15% numrin e turistëve vit pas viti

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot në Durrës me përfaqësuesit kryesorë të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar Programin Shqipëria Fiton për Turizmin.

PJESË NGA KOMUNIKIMI I KRYETARIT BASHA ME BIZNESIN E TURIZMIT NË DURRËS

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot në Durrës me përfaqësuesit kryesor të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar Programin Shqipëria Fiton për Turizmin.
Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.

Lulzim Basha: Për fat të keq, sot është dita e parë e masave të reja shtrënguese që fillojnë me kufizimin e orarit dhe një nga shqetësimet kryesore, padiskutim është fati i turizmit dhe i gjithë industrisë dhe i degëve të lidhura me të gjatë muajve që vijnë. Megjithatë, sot jam në mesin tuaj për të diskutuar jo thjeshtë për problemet e shkaktuara dhe të thelluara nga pandemia dhe mbartjen e këtyre problemeve gjatë sezonit të ardhshëm turistik, por mbi të gjitha të flasim për një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë për shumë prej këtyre problemeve të akumuluara që janë pjesë e planit që ne shpalosëm dhe bëmë publik dje. Siç e keni ndjekur, një pjesë e madhe të propozimeve tuaja gjatë dialogut që kemi pasur gjatë një viti e gjysmë, pothuajse dy vite, janë reflektuar në këtë plan. Padiskutim që turizmi ka marrë një rol kryesor në programin tonë, për arsyen e thjesht dhe të qartë, sepse përbën një prioritet kombëtar sa i përket objektivit tonë të rritjes ekonomike dhe të shumëfishimit të mundësive për të punësuar njerëzit dhe për të siguruar punonjësit me paga dinjitoze. Merita kryesore këtu është e juaja, është e operatorëve turistik që pavarësisht prej situatës së vështirë, mungesës së mbështetjes dhe në shumë raste të politikave të gabuara dhe zbatimit akoma më të gabuar të këtyre politikave, ja keni dalë që në një kohë relativisht të shkurtër ta vendosni Shqipërinë në hartën e turizmit. Por kjo nuk mjafton. Të gjithë e dimë që sfidat me të cilat ju përballeni, asnjë vend tjetër nuk i përballon pa rreshtuar ndihmën e qeverisë dhe ndihmën e shtetit në krah të operatorëve turistik, në krah të punëdhënësve të cilat janë përgjegjës drejtpërsëdrejti përmes restoranteve, hotelerisë, resorteve por dhe përmes zinxhirit të ekonomisë që tërheqin, i cili shkon thellë degë të tjera të ekonomisë, që nga transporti, transporti ajror dhe detar, transporti i brendshëm tokësor, bujqësia, agro-përpunimi e gjithë industria e shërbimeve në tërësi. Ndaj sot jam këtu me dy nga anëtarët e ekipit që kam punuar bashkë me dhjetëra ekspertë të tjerë, në bashkëpunim dhe me shoqatat e operatorëve turistikë për të bashkëbiseduar për programin tonë, për Turizmin dhe për të hedhur së bashku disa piketa mbi të cilat nis një orë e më parë zbatimi i këtij programi, natyrisht bëhet fjalë pas 25 Prillit. Dy çështje përpara se ta nis këtë bashkëbisedim në mënyrë të thelluar, jemi kujdesur që gjithçka i vendosur në këtë plan të jetë një angazhim i zbatueshëm. Dëshira jonë tejkalon disa prej objektivave që kemi vendosur aty por do të ishte e padrejtë dhe e pandershme dhe një dejavu e 8 viteve të kaluara që të vinim me premtime bombastike dhe pastaj të rrinim duarkryq dhe ju të mbeteni në vend numëro siç keni mbetur këto 8 vite. Është më mirë të jemi realist, të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe ato angazhime që merren të kryen. Po-ja të jetë po, angazhimi të përmbushet dhe padiskutim rritja ekonomike, zhvillimi ekonomik në çdo sektor dhe në veçanti në sektorin e Turizmit hap pastaj të gjitha mundësitë që të kalojmë edhe përtej këtyre objektivave. Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është që brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, se bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo.
Ne kemi shpalosur disa prej këtyre instrumentave dhe sot mund të diskutojmë në detaje edhe të tjera dhe proceset se si do i avancojmë, por një nga instrumentat është padiskustim që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë, e kam fjalën për TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar. Ky instrument së bashku me një mbështetje të fuqishme financiare, me një paketë financiare dhe fiskale për të mbështetur kualifikimin e fuqisë punëtore, kualifikimin e rikualifikimin e fuqisë punëtore. Për të tërhequr në bashkëpunim me ju dhe drejt bashkëpunimit me ju agjensitë më të mëdha, operatorët më të mëdhenj turistikë për të diversifikuar tregun në veçanti në ato zona të cilat i kemi të paprekura ose pak të prekura dhe që kanë një potencial të madh. Këto nuk do të jenë më thjesht objektiva individuale apo të shoqatave të ndryshme të sektorit por do jenë objektiva të përbashkëta të qeverisë së ardhshme dhe të gjithë sektorit nga operatori individual tek shoqatat e sektorit me të cilat dialogu do të jetë i përhershëm dhe vendimmarrja do të jetë transparente. Deklarimi i këtij sektori si një prioritet kombëtar nuk vjen thjesht dhe vetëm për një parullë apo slogan, se me slogane, me parulla e me premtime bosh edhe ju si çdo kujt tjetër i ka ardhur në majë të hundës këto 8 vite. Me to mbetesh në llucë, nuk ecën përpara. Deklarimi si prioritet kombëtar do të thotë të bashkëshoqërohet me masa konkrete, fiskale, financiare, ligjore dhe mbështetje konkrete institucionale. Shteti ka mundësi të jashtëzakonshme për t’iu mbështetur në çdo hap duke përfshirë edhe në kontaktet, edhe në thithjen e interesit dhe shprehjen e interesit dhe pranisë së operatorëve ndërkombëtarë, edhe në diversikimin e tregut, por mbi të gjitha duke ju mbështetur aty ku ju dhemb më shumë. Për 8 vite me radhë, po të bëjmë një analizë të investimeve publike do të shohim që shumë pak investime publike kanë shkuar në ndihmë të sektorit turistik apo në ndihmë të ekonomisë në tërësi dhe kjo është e papranueshme. Këto janë paratë e taksave të tuaja, taksave të shqiptarëve. Me planin tonë një pjesë e madhe e investimeve publike do të shkojnë drejtpërdrejt në ndihëm të turizmit qoftë kjo në planin e infrastrukturës rrugore padiskutim të infrastrukturës që mbështet furnizimin me ujë të pijshëm me energji të pandërprerë dhe në të gjitha aspektet e tjera të cilat janë të domosdoshme për të siguruar një sezon turistik normal dhe një sezon turistik që shkon përtej gjatësisë aktuale e cila është totalisht e paqëndrueshme në kuptimin e investimeve që keni bërë dhe e përfitimeve që prisni të merrni dhe është totalisht e papërputhshme me potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi. Vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm, vendi ka operatorë turistikë që i kanë ndërtuar me duart e tyre pa mbështetje, shpesh herë me shtetin kundër një infrastrukturë, një taban mbi të cilin mund të punohet.
Pas 25 prillit do të ketë një qeveri që turizmin e ka prioritet kombëtar, jo me fjalë por me vepra dhe me akte konkrete, me akte fiskale, me akte buxhetore, me financime konkrete, me trajnimin, me në qoftë se mund ta quaj kështu me diplomacinë turistike, pra me vënien në dispozicion të resurseve të shtetit për të bërë të mundur që Shqipërisë ti jepet mundësia të kapë ritmin e vendeve të tjera të rajonit të cilat të gjithë e dinë që nuk ka nevojë të krahasohemi me të tjerët, kanë ecur shumë më përpara se ne për këtë arsye. Për arsyen e vetme sepse Mali i Zi, Maqedonia e Veriut madje edhe Kosova, kanë ditur të japin mbështetjen e duhur sektorit të turizmit dhe kjo është përkthyer në vende pune, është kthyer në mirëqenie, është përkthyer në rritje ekonomike. Ka ardhur koha që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë dhe unë para jush nuk vij me premtime por vij me angazhime konkrete, pjesë e një plani konkret të zbatueshëm prej ditës së parë, javë pas jave, muaj pas muaji me qëllim që edhe ju qeverinë e ardhshme shqiptare ta keni në krah siç e kanë në krah qeverinë e tyre vendet e rajonit për zhvillimin e turizmit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular