BallinaKryesoreGenc Pollo: Hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Hollandë...

Genc Pollo: Hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Hollandë Ramën; fatkeqësisht edhe Shqipërinë për ca kohë

Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!

Nga Genc Pollo

Hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Hollandë Edi Ramën; fatkeqsisht edhe Shqipërinë për ca kohë. Mbas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë). Për momentin nuk e ka fituar çeshtjen e të shohim apelimet.
Për këtë problem nga qeveria ka ose heshtje ose pretendime surreale se problemi nuk ekziston.
Rama mbylli kundraligjshëm TV Agon, media e pavarur por në pronësi të Becchetit në vitin 2015; katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në Washington DC dënoi qeverinë Rama me 110 milion Euro dëmshpërblim. Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë në 1949.
Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!

https://uitspraken.rechtspraak.nl/inziendocument?id=ECLI:NL:RBDHA:2021:533

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular