BallinaAktualitetAvokati i mjekut të arrestuar: Ja si i ka fituar 220 mijë...

Avokati i mjekut të arrestuar: Ja si i ka fituar 220 mijë eurot

Avokati i Edvin Priftit, Henrik Ligori deklaroi se 220 mijë eurot e gjendura në shtëpinë e mjekut janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

“Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës.

220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Lekët janë të ligjshme! Ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks”, tha Ligori.

Avokati ka kërkuar heqjen e masës së pezullimit nga detyra, por që të jetë në detyrim paraqitjeje. Ai kërkoi që të rrëzohet kërkesa për burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular