BallinaAktualitet"Pres të më burgosin”/ Deklarata e fortë e mjekut Prifti jashtë dyerve...

“Pres të më burgosin”/ Deklarata e fortë e mjekut Prifti jashtë dyerve të Gjykatës

Mjeku kardiolog, Edvin Prifti ka deklaruar për “News 24” se e pret arrestimin e tij të mundshëm, duke ju referuar edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

“Kam besim se drejtësia mund të funksionojë, por pak orë më parë politikanë, përfshirë edhe kryeministrin thanë që unë jam arrestuar dhe me sa duket unë po shkoj drejt arrestimit. Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku.

Mund të ketë qenë lapsus, por edhe një urdhër për prokurorinë. Nuk e di nëse është presion, urdhër apo lapsus, këtë do e vërtetojë koha.

Unë jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm për vendin tim, pasi i gjeta qytetarët duke mbushur ‘charter-a’ për t’u operuar në Turqi. Unë kam qenë ai që denoncova pandeminë COVID-19, që mbrojta studentët, që kamë dhënë kontributin tim për Shqipërinë.

Paratë ishin në shtëpi pas shitjes së pronës nga bashkëshortja ime dhe motra e saj. Do blihej një objekt tjetër, që edhe ai do të blihej me ‘cash’, ndaj menduam që t’i mbanim në shtëpi. Unë pres që të më burgosin, pasi edhe vendimi u tha nga të tjerë”, tha mjeku Prifti.

Më herët ai ka deklaruar se nuk ka fshehur asnjë gjë, pasi ka punuar në Itali dhe të ardhurat e tij kanë qenë shumë të mira. Ai thotë se 220 mijë eurot janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienza, diplomim si specialist në kardiokirurgji. Punova në San Camilo dhe doktoraturë La Sapienza. Kam pasur te ardhura shumë të mira në Itali. 220 mijë eurot janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare”, theksoi mjeku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular