Mbrëmjen e sotme, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar deri në qytetin e Lezhës, por ende nuk dihet se çfar e ka shkaktuar.
Në terren kanë dalë ushtria, policia dhe SHISH, por nuk ka identifikuar asgjë të dyshimtë. Shpërthimi është dëgjuar përgjatë bregdetit të shëngjinit dhe deri në Lezhë.
Një fenomen i ngjashëm ka ndodhur edhe mbrëmjen e 30 janarit ku janë dëgjuar dy shpërthime njëri pas tjetrit.