BallinaSportVideo/ Rikthehet Barcelona e magjishme, pesë gola ndaj Alaves

Video/ Rikthehet Barcelona e magjishme, pesë gola ndaj Alaves

Barcelona duket se ka lënë pas problemet dhe po rikthehet ekipi i magjishëm duke dhuruar gola dhe spektakël. Edhe pse përballë një ekipi si Alaves, Barcelona nuk e neglizhoi këtë takim, pasi Koeman futi ekipin më të mirë, që u udhëhoq nga Lionel Messi.

Katalanasit janë një ekip që ka në përbërje të rinjtë dhe senatorët dhe duket se po merr formë një ekip që dikur dhuronte magji. Goli i parë do të shënohej Trincao në minutën 29-të. Ndërsa Messi do të shënonte një gol, por i pafat sepse iu anullua për pozicion jashtë loje.

Por goli i yllit argjentinas do të vinte në minutat e fundit të pjesës së parë dhe kjo bëri që katalanasit ta mbyllin ndeshjen me rezultatin 2 me 0.

Pjesa e dytë nis më qetë, edhe nga përfiton Alaves që shkurton diferencën e golave me anë të  Rioja. Por kjo i dha një shkëndijë Barcelonës që do nisnin hakmarrjen duke shënuar tre gola të tjerë. Dy erdhën brenda 1 minute. I pari shënon Trincao dhe menjëherë pas 60 sekondash, Leo Mesi realizon një super gol.

Por nuk është mbyllur me kaq dhe i riu Firpo shënon golin e pestë falë një asist të Griezman. Për momentin Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Reali i Madridit ka të njëjtën pikë, por në vendin e tretë.

Atletiko e Madridit është në vend të parë me 54 pikë, por ekipi i Simeones kanë një ndeshje me pak se rivalët e tjerë Barcelona dhe Reali i Madridit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular