BallinaKronikeBabai i gjyqtares së arrestuar rrëfen historinë e dhimbshme: Djali autik nuk...

Babai i gjyqtares së arrestuar rrëfen historinë e dhimbshme: Djali autik nuk e ka takuar kurrë të atin

Babai i gjyqtares, Enkelejda Hoxha ka folur sot në lidhje me arrestimin e së bijës. I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, Belul Hoxha ka rrëfyer historinë e dhimbshme të familjes së tij.

Ai tha se djali autik i gjyqtares prej 18 vitesh nuk e ka takuar babanë e tij, gjyqtarin Rasim Doda.

“Jam babai i dy fëmijëve, e një djali dhe një vajze. Vajza ka dy fëmijë, ka qenë i martuar me Rasim Dodën. Nuk di se ku bëhet. Ai është korrekt me detyrimet ushqimore. Por djali është bërë 19 vjeç, dhe Rasimi nuk e ka takuar. Ai kundërshtoi ndarjen. Nuk arritën mirëkuptim”, tha ai.

Pjesë nga intervista

Sa vjeç ishte djali kur u nda vajza?

Ishte i mitur fare. Rasimi e ka ditur shqetësimin e djalit, por shkak nuk ishte i vogli. Ata kishin keqkuptime. Ai ishte me nuanca të veriut, me temperament të rreptë. Kur i thoje dikujt ‘natën e mirë’ dhe ‘mirupafshim’, i bënte përshtypje.

Si e përballoi divorcin?

Se përballoi keq. Pasi ai ishte me distancë të largët me Edën në marrëdhëniet shoqërore. Ajo ishte tek ne në Tiranë dhe Rasimi në Sarandë. 18 vite ai nuk e takoi kurrë djalin. Një gjyqtar, me kulturë, se takoi kurrë një herë. Ai është djalë flori, në pamje dhe në fizik. Është çfarë të them. Fati e dënoi që po rritet pa baba dhe me një sëmundje të rëndë. Djalin e ka si fëmijë dhe mbi fëmijët, gjyshja e vetë dhe unë po ashtu. Është fëmijë i qetë. Por kur nervozohet, duhet të ruhesh, pasi dhe të godet. Më parë ka qenë më i qetë. Duke u rritur, duke u forcuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular