Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 61-vjeçare të mjekut dhe ish-prefektit të Vlorës Eduart Velçani. Basha e cilëson një qytetar me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë, i cili ka qenë mbështetës për çdo problematikë të bashkëqytetarëve të tij vlonjatë.
“Me hidhërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eduart Velçanit që humbi betejën me Covid-19. Qytetari me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë ka qenë mbështetës për çdo problematikë të bashkëqytetarëve të tij vlonjatë.
Ai do të mbahet mend për kontributin e tij për demokracinë, angazhimin si prefekt i Vlorës, dhe në degën e PD së Vlorës të cilën ndihmoi ta themelonte. Ngushëllimet e mija më të ndjera për Edvanin dhe Albanin dhe bashkëshorten Valentinën e miqtë e tij të shumtë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha
