BallinaKronikeZhdukja e biznesmenit italian/ Ngrihen pista të reja hetimi, ja me çfarë...

Zhdukja e biznesmenit italian/ Ngrihen pista të reja hetimi, ja me çfarë dyshohet se është marrë në Shqipëri

Janë zbuluar të tjera detaje në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri, Davide Pecoreli. Fillimisht u raportua se ngjarja po hetohet në dy pista, ajo e vrasjes dhe e vetëvrasjes.

Mirëpo, sipas “Fax Web” hetimi ka ndryshuar rrjedhë, pasi besohet se Pecorelli ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ka dyshime të forta që biznesmeni të jetë vrarë për shkak të aktivitetit kriminal me të cilin merrej, që është trafikimi i lëndëve narkotike. Dyshohet se biznesmeni përdorte rrjetin e aktivitetit të tij të tregtimit të produkteve kozmetike për transportin e lëndëve narkotike.

Tashmë mostrat e eshtrave të gjetura në makinën e djegur në Pukë janë dërguar në Itali, aty ku do krahasohet ADN-ja me vëllain e Pecorellit, për të mësuar nëse biznesmeni ndodhej në makinë ose jo.

Italiani kishte mbërritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të pajisjeve kozmetike, ku edhe pretendonte se do të arrinte një marrëveshje të madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular