15 urgjenca kanë mbërritur në Spitalin Infektiv në më pak 1 orë e 30 minuta, ç’ka dëshmohet përmes pamjeve të filmuara në orët e mesditës të ditës së martë.
Burime për News24 konfirmojnë se spitali infektiv ka pritur në 24 orët e fundit 46 urgjenca nga Tirana dhe rrethet e Jugut, ç’ka ka çuar në zënien totale të shtretërve në Covid 1 dhe covid 3. Ndërkohë spitali Covid 4 ka ende shtretër të lirë porse ky spital shërben për trajtimin postkovid të pacientëve.
Në total tre spitalet covid 1, 2 dhe 3 numërojnë mbi 330 pacientë të shtruar.Ndërkohë Sanatoriumi konsiderohet i tejmbushur prej të paktën 1 jave. Burime për News24 tregojnë se në 24 orët e fundit kanë mbërritur 27 urgjenca mjekësore ndërsa spitali nuk ka më shtretër pasi 220 shtretërit e tij janë të zënë me pacientë të rënduar me dy ose më shumë burime oksigjeni.
Ndaj denoncimit ka reaguar spitali “Nënë Tereza” që jep kryekëput një tjetër version të ngjarjes. Sipas zyrës së shtypit, vajza e pacientit ka kontaktuar fillimisht kryeinfermieren e shërbimit, por nuk ka mundur t’i marrë sendet personale të babait të saj për mungesë të kartës së identitet. Më pas vajza është rikthyer me mjetin e identifikimit dhe pas kësaj kryeinfermierja i ka dorëzuar sendet personale.
Ndërkohë një tjetër familjar i infektuar me Covid pohon se ka lënë karantinën për të shoqëruar bashkëshorten në spital pasi gjendja e saj ishte rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit.
Bashkëshorti i 46 vjeçares nga Kamza pohon se gjatë kurimit në banesë të gruas ka paguar 500 mijë lekë kurën medikamentoze, përfshirë aparturën e oksigjenit. /