BallinaKryesoreDrejtori i KAS për Shqipërinë, kafe në Elbasan me Gazment Bardhin

Drejtori i KAS për Shqipërinë, kafe në Elbasan me Gazment Bardhin

Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë, Tobias Ruttershoff ka qenë sot i pranishëm në një trajnim organizuar me të rinjtë e angazhuar në Elbasan, për Partinë Demokratike, në fushatën derë më derë.

Duhet thënë se fondacioni Konrad Adenauer është një prej institucioneve kryesore të CDU-së gjermane, dhe ka qenë gjithnjë në krah të PD për aktivitete, po edhe për hartimin e programit të saj politik

Shefi i zyrës, Tobias Ruttershoff është parë në qytet, duke ecur dhe konsumuar një kafe me Drejtuesin Politik të PD, për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi

Mbështetja gjermane për këto zgjedhje që të jenë të lira e të ndershme, është e pazakontë. Mjafton të kujtojmë rezolutën e Bundestagut, që ka kërkuar ndëshkim të krimit elektoral, dhe që i ka vendosur zgjedhjet e 25 prillit, si kusht për ecjen para në rrugën e integrimit.

Bardhi është shprehur edhe në takim dhe siç mësohet edhe në bisedën me Ruttershoff se e ka bazuar fushatën tek rinia, tek energjia dhe integriteti i saj, dhe jo tek bandat.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular