BallinaAktualitetTërmet në Kosovë, Instituti Sizmologjik jep detaje

Tërmet në Kosovë, Instituti Sizmologjik jep detaje

Një tërmet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter ka goditur sot Kosovën rreth orës 16:46, raporton Zeri.info.

Këtë e ka bërë të ditur Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

Sipas tij epiqendra e tërmetit ka qenë në Malishevë-Uglar, 8 kilometra në juglindje të Gjilanit.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit”, ka shkruar ai ndër të tjerash në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit..

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular