BallinaAktualitetAndi Bushati: Jemi i vetmi vend ku kryeministri bredh si infermier ambulant...

Andi Bushati: Jemi i vetmi vend ku kryeministri bredh si infermier ambulant me vaksina në dorë

Analisti Andi Bushati thotë se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka një “kryeministër që bredh si infermier ambulant me vaksina në dorë”.

Duke folur për debatin e krijuar së fundmi për vaksinimin e diferencuar të personaliteteve, Bushati tha se kjo bëhet nga Rama për fushatë.

“Është padyshim pjesë e fushatës. Jo për faj të qeverisë, jo për faj të shqiptarëve, ne kemi shumë pak vaksina. U mbajt sekret kontrata me Pfizer, maksimumi nga Pfizer do kemi 40 mijë vaksina. Në vend që të thuhet se jemi vend i varfër dhe ka vështirësi në sigurimin e vaksinës, këtu u tha se kemi Edi Ramën dhe po ju vaksinon Edi Rama. Jemi i vetmi vend që kryeministri bredh si infermier ambulant me vaksina në dorë, sa në Rinas, san ë stadium. Kur nuk ke vaksinë, çfarë bën, i ndan njerëzit në dysh dhe nxit një debat “, deklaroi Bushati në OPEN.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular