BallinaUncategorizedEMRI/Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën tragjikisht 90-vjeçari në Finiq

EMRI/Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën tragjikisht 90-vjeçari në Finiq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Mësohet se në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Thanas Çakuli, 90-vjeç, i cili ka humbur jetën nga tymi dhe asfiksia. Ndërkohet dyshimet e para janë se zjarri ka rënë aksidentalisht

“Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit,” njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular