BallinaAktualitetSi lidhet efektiviteti i vaksinës anti-COVID-19 me stresin? Mjekja shqiptare në Kanada:...

Si lidhet efektiviteti i vaksinës anti-COVID-19 me stresin? Mjekja shqiptare në Kanada: Ja çfarë zbuloi studimi

E gjitha bota tani i ka sytë tek vaksinimi anti-Covid. Deri tani që flasim mbi 150 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 janë injektuar tek njerëzit, ndërkohë që  në muajt në vijim në të gjithë botën ky proces do të jetë edhe më intensiv.

Që përpara nisjes së vaksinimit, njerëzit kanë qenë të ndarë, në ata që janë pro saj dhe në ata që janë skeptikë ndaj efektivitetit apo që kanë frikë për ta marrë atë.

Studiuesit ndër vite janë përpjekur të kuptojnë se çfarë e lidh efektivitetin e vaksinave me gjendjen psikologjike të individit që vaksinohet, stilin e tij të jetës, moshën, gjininë.

Studime të ndryshme, duke u bazuar tek vaksinat e mëparshme, kryesisht tek ajo antigrip, Hepati B, kanë arritur në konkluzione se pas vaksinimit personat nuk prodhojnë të njëjtën përgjigje imunitare.

Ata thonë se efektiviteti i vaksinës lidhet me gjendjen emocionale ditën që vaksinohesh, me stilin e jetës, por edhe me moshën.

Në një lidhje Skype për “Wake Up” nga Kanadaja, doktoresha e shkencave në psikologji, Esmeralda Hoti u shpreh se nga studimet e kryera ka rezultuar se ka një reagim stresues në kuadër të vaksinimit.

“Raporti i stresit me përgjigjet imunitare ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë në ONSH. Njoftimi i parë në lidhje me këtë raport shkon në vitin 2015 në fakt, ku disa media sociale dhe tradicionale denoncojnë një fenomen që po vihej re në shumë shtete.

Kishin raportuar se kishte reagime stresuese menjëherë pas vaksinimit dhe gjithë ky reagim kishte influencuar negativisht në fushatat e vaksinimit në këto shtete. Dërgohen ekipe pune për të verifikuar në terren dhe pas tre vitesh studime, OBSH del me një publikim zyrtar dhe pranon se ekziston një lloj reagimi stresues në kuadër të vaksinimit dhe jo ndaj vaksinimit”, sqaroi ajo.

Më tej ajo shtoi: “Ky është një studim biologjikisht i pastër, se çfarë influencon biologjikisht te trupi për të qenë në formë.

Do të shtoja që mos biem në një qark vicioz para vaksinës. Personat duhet të informohen fillimisht për efektet negative dhe simptomat që ka vaksinimi në vetvete.

Duke i ditur këto, personi mund të përgatitet psikologjikisht që mos e përjetojë negativisht shumë kur t’i shohë këto simptoma. Duke e përjetuar me qetësi, edhe trupi reagon ndryshe”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular