EMRI/ Pranga biznesmenit shqiptar në Itali, kapet me 300 mijë euro drogë

0

Një biznesmen shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafik droge.

Mediat shkruajnë se një sasi lëndë narkotike me vlerën e mbi 300 mijë eurove është sekuestruar nga policia italiane në Genova, duke çuar në pranga dy biznesmenë në fushën e ndërtimit, një shqiptar dhe një italian.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit mësohet se janë shqiptari Dorian Resili, 40-vjeç dhe italiani, Andrea Giustetti, 50 vjeç, të dy pronarë të një kompanie ndërtimi.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti brenda një garazhi, ndërsa afër drogës u gjetën edhe copa letrash, të cilat po verifikohen nga hetuesit për të zbuluar nëse japin të dhëna të rëndësishme.

EMRI/ Pranga biznesmenit shqiptar në Itali, kapet me 300 mijë euro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.