BallinaAktualitetRëndohet situata në spitale, 45 pacientë në terapi intensive. Sa vaksinime janë...

Rëndohet situata në spitale, 45 pacientë në terapi intensive. Sa vaksinime janë kryer

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 19 persona kanë humbur jetën nga covid dhe nga 3897 testime janë konfirmuar 1021 raste të reja.

Po si paraqitet situata në spitale

Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Shkon në 9104 numri i vaksinimeve

Ministria bën me dije se gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID.

Apeli

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

906 të shëruar

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (24 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1021
Të shëruar në 24 orë 906
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3897

Testime totale 451,643
Raste pozitive 103,327
Raste të shëruara 66,309
Raste Aktive 35,303
Humbje jete 1,715

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22,294
Fier 2714
Durrës 1760
Vlorë 1793
Shkodër 1402
Elbasan 934
Lezhë 831
Berat 1012
Korçë 946
Gjirokastër 939
Dibër 322
Kukës 356

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular