BallinaBotaMedia amerikane: Vaksinat kineze e ruse, zgjedhja më e mirë antiepidemike në...

Media amerikane: Vaksinat kineze e ruse, zgjedhja më e mirë antiepidemike në Amerikën Latine

spot_img
spot_img

Sipas njoftimeve të uebsajtit të gazetës “The Wall Street Journal”, ditët e fundit qeveritë e vendeve të ndryshme në tërë Amerikën Latine po bëjnë përpjekje të marrin vaksinat kundër COVID-19, duke i konsideruar ato si rrugëdaljen e vetme nga epidemia që ka goditur seriozisht ekonomitë e tyre dhe ka shkaktuar qindra mijë të vdekur në këto vende. Megjithatë, Amerika Latine nuk kërkoi ndihmë nga ShBA-ja për vaksinat, por u mbështet në konkurrentët globalë të saj: Kina dhe Rusia.

Siç njoftohet, qeveritë në Argjentinë dhe Bolivi kanë filluar vaksinimin e banorëve me vaksinën ruse “Sputnik V”, e cila do të dërgohet edhe në Meksikë. Këtë muaj Kili do të përdorë vaksinën nga kompania kineze “Sinovac”. Presidenti i Kilit Sebastián Piñera u shpreh se kjo vaksinë u solli kilianëve shpresën e daljes nga epidemia. Kur televizioni peruan raportoi mbi arritjen e avionëve me vaksinat kineze të “Sinopharm”-it në këtë vend, banorët e Perusë brohoritën.

Në këtë raport nga “The Wall Street Journal” theksohet se qeveria braziliane pranoi përdorimin e miliona dozave të vaksinës kineze të “Sinovac”-ut, e cila është zgjedhja më e mirë e Brazilit për zbutjen e ndikimeve negative të epidemisë, që ka shkaktuar aty afro 250 mijë të vdekur deri tani.

Sipas gazetës, është e nevojshme që vendet e Amerikës Latine të mbështeten te vaksinat kineze dhe ruse në periudhën fillestare, meqenëse ShBA-ja dhe vendet e zhvilluara kanë blerë pothuajse të gjitha vaksinat e prodhuara nga kompanitë perëndimore, si “Pfizer”, “Moderna” etj. (Xu Guang).

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular