BallinaOP ED“Vajtimi pa zë i Shqipërisë dhe buzëqeshja zhurmëmadhe keqqeverisëse”

“Vajtimi pa zë i Shqipërisë dhe buzëqeshja zhurmëmadhe keqqeverisëse”

spot_img
spot_img

Nga Ardit Gjinali

Shqipëria vajton për fshatin e zbrazur, qytetin e përçudnuar dhe shtetin e shkatërruar nga gllabërimi i kthetrave të pushtetit…..Shqipëria vajton dhe pushteti qesh me vajin e së tillës…qesh pambarim duke e përplasur të tillën buzëqeshje në fytyrën e përlotur të Shqipërisë së shumë-vuajtur….pushteti imponon dhe përcjell  përmes fuqisë së propagandës   së të njëjtit secilën sjellje përfshirë dhe buzëqeshjen duke prezantuar lotët e vuajtjes si të tillë gëzimi….gëzimi  dhe hareja  pushtet-mbajtëse që kumbon me zhumë të madhe për të mundur  thirrjen e padëgjuar qëllimshëm  së qytetarit të pamundur, braktisur, gënjyer që është fytyra e një Shqipërie të drobitur dhe të sëmurë që është degdisur në tunelin e errësirës autokratike….Shqipëria kërkon dritën…thërret ndryshimin dhe kërkon një besim dhe shpresë të re, gjithashtu.

Qytetari vuan dhe Shqipëria vajton në  heshtje të tillën vuajtje që do ta shprehte piskama e revoltës së sinqertë…..vajtim pa zë, por me një shpirt asfare të humbur  nga përdhuna dhe  ofensiva e hordhisë  sunduese që  tenton të  mbulojë  secilën gjurmë  pozitive të së shkuarës përmes shfaqjes së një  realiteti të rremë…..vajtimi i Shqipërisë  së  shkretuar është  dhimbja për vuajtjen që  shkakton largimin qytetar  dhe  shpopullimin kombëtar, gjithshtu. Shqipëria vajton zbrazëtinë dhe qetësinë e gënjeshtërt që sjell boshllëku i heshtjes njerëzore;- nuk është heshtja njerëzore që dëshmon miratimin e së keqes pavarësisht interpretimit  si i tilli miratim  nga vetë  e keqja; nuk është heshtja njerëzore si dëshmi e një harmonie shoqërore ku secili fluks shoqëror përshtatet me të tillin status dhe të tillat pritshmëri; nuk është heshtja njerëzore e një besimi ndaj shtet-pushtetit në shpresën e gënjeshtërt të ndryshimit të sjelljes politike të të këtillit  pushtet; – heshtje njerëzore e zbrazëtisë sepse njeriu….qytetari është larguar për shkak të kalvarit të mundësive të vjedhura në një vend që sundohet….mundësi e vjedhur nga rendi sundues për të dobësuar individin e lirë dhe për të uzurpuar jo vetëm shpirtin e të tillit, por të ardhmen e një vendi dhe shoqërie, gjithashtu. Shqiptari i zakonshëm vuan nën zgjedhën keqqeverisëse, e tilla që rreket të përmbushë nënshtrimin e të njëjtit përmes dorës së zgjatur  të djallëzizë kinse ndihmuese që ofron diçka-në nga shumëçka-ja e fshehur në kalendat proçeduriale që serviren si zbatueshmëri e ligjit; i tilli ligj që shndërrohet në instrument të jetësimit të sundimit; ligj  i hartuar  nga sejmenët e shtet-pushtetit , miratuar  nga ansambli i paligjshmërisë dhe zbatuar  nga  secilin segment institucional i vendosur nën thundrrën e sundimtarit.

25 Prilli është dita dhe data për të mos heshtur dhe për të hedhur tutje frikën që buron nga kërcënimi i shtet-pushtetit ndaj segmenteve të ndryshme të shoqërisë; është dita për të shpaguar secilën vuajtje, lot, pamundësi të stisur dhe për të reaguar dhe ndëshkuar politikisht në heshtje, por me vendosmërinë për të nisur një erë të re ndryshimi në vend; dita qytetare për të kthyer qytetin tek qytetarët dhe për ti kthyer Shqipërisë nderin e vjedhur dhe fytyrën e rrëmbyer nga ansambli mëkatar keqqeverisës. 25 Prilli është dita për të kthyer shpresën përmes një ndryshimi thelbësor dhe të qënësishëm për një Shqipëri me normalitet të kthyer përmes një qeverie dhe Kryeministri normal, gjithashtu.  25 Prilli thërret për një bashkim të madh për të mundësuar një fillim të ri i mbrujtur në një besim të ri. Bashkë sepse ka ende shpresë….

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular