BallinaKryesore"As fabrika e parave të LSI..."/ Kryemadhi paralajmëron Ramën: Duro deri nesër...

“As fabrika e parave të LSI…”/ Kryemadhi paralajmëron Ramën: Duro deri nesër se do ta shpjegoj

Pas Ilir Metës, kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur edhe Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI reagoi lidhur me deklaratën e kryeministrit, i cili tha ‘se as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit‘.

Në një reagim të shkurtër, Kryemadhi paralajmëron kryeministrin të bëjë “durim deri nesër.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi.

Gjatë një deklarate pak minuta më parë, kryeministri Rama ndër të tjera tha se do jetë 25 prilli ai që do tregojë se kë beson populli shqiptar.

“S’ka shans të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar, as fabrika e parave të LSI nuk arrin dot ta përmbysë rezultatin kombëtar që është një fabrikë që ka punuar me eficiencë të plotë në raste të caktuara. S’ka shans.

Se sa jam unë i bisesueshëm apo të gjithë ne këtë e vendos populli shqiptar, në datën 25 do na japë testin e besueshmërisë në dorë të gjithëve”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular