BallinaKryesore“S’përmbyset rezultati i zgjedhjeve duke blerë”, Rama: S’e arrin dot as fabrika...

“S’përmbyset rezultati i zgjedhjeve duke blerë”, Rama: S’e arrin dot as fabrika e parave të LSI-së, nuk ka shans!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rezultati i zgjedhjeve nuk përmbyset duke blerë votat, ndërsa nuk i kursehu as ironitë për LSI-në.

Gazetarja: Ju folët për 20 persona të përfshirë në vjedhjen e votës. Nuk është hetuar, sa i besueshëm jeni ju për fenomenin e shit blerjes së votës, 184 është fakt, nëse nuk janë të vërteta pse jeni tërhequr nga padia e gazetarit të Bild?

Rama: Jam realisht shumë i interesuar që të kuptoj se kur i bëni këto pyetje, se i mendoni vërtetë apo i recitoni se ua thonë pronarët. Se di nëse nuk kam për ta marrë vesh tamam. Është e pabesueshme që ju të bëni këtu prokurorin dhe gjykatësin suprem. Ju keni emra dhe ju keni pretendimin se nuk janë hetuar. Ku e dini ju?! Nga e dini ju? Si e dini ju? Psh, apo ku e dini ju që emrat që ju përmendni janë të përfshirë në diçka që është kriminale?! Si e dini ju? Nga muhabetet e telefonave?! Si mund të bëhet kjo prokurori dhe gjykatë në media me kufje në vesh?! Është habi e madhe. Ndërkohë që është prokuroria ajo që bën hetimin, prokuroria e shtetit dhe jo e news-eve. Është ajo që vendos për kë ngre akuzë dhe për kë jo. Jo juve. Ju kam thënë dhe një gjë gjithmonë, bëni sondazhe, mos i komentoni ato të të tjerëve. Nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë. Nuk ka shans! As fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbys rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuar. S’ka shanse! Dhe përsa i përket besueshmërisë time, unë nuk mund të jem i besueshme për burime të infektuara informimi. Skam se si të jem i besueshëm. Se sa i besueshëm, këtë e vendos populli shqiptar. Populli shqiptar në datë 25 do të na japë testin e besueshmërie në dorë të gjithëve. S’ka problem. Nuk pres që të behëm i besueshëm për pronarët e disave prej jush. Nuk bëhem i besueshëm për ta se do të bëhem i pabesueshëm për popullin shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular