BallinaAktualitetRama harron Besëlidhjen e Skënderbeut/Albin Kurti, Zijadin Sela dhe politikanë të Malit...

Rama harron Besëlidhjen e Skënderbeut/Albin Kurti, Zijadin Sela dhe politikanë të Malit të Zi e Preshevës mblidhen në Lezhë

Ndërkohë që politika në Shqipëri, duket se e ka harruar 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, politikanët e trevave shqiptare e kanë përkujtuar në mënyrë të veçantë.

Përfaqësues nga politika në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës, ishin sot në Lezhë ku përkujtuan 2 marsin e 1444.

Albin Kurti, Ziadin Sela dhe disa politikanë të tjerë marshuan në bulervardin “Gjergj Fishta” e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhjes, ndërsa vizituan dhe vendvarrimin e Skënderbeut.

Duket paradoksale, por 2 marsi i vetëm për të cilin u fol sot në Tiranë, ishte ai i Ilir Metës.

Albin Kurti dha mesazhin e bashkimit, duke marrë shembull heroin kombëtar, Skëndërbeun, gjatë vizitës në Lezhë.

“Duhet të ndjekim pishtarin që është mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar kudo që është të faktorizohet të nxjerrë përfaqësuesit e saj më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyre krizën e shumëfishtë që ka pllakosur ta zëvendësoje me çlirim, me bashkim me zhvillim dhe përparim te gjithanshëm”, shprehet kryetari i “Lëvizjes Vetëvendosje”, në ceremoninë e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, një nga ngjarjet historike më të rëndësishme për vendin.

“Sot këtu tek flamuri kombëtar dhe te Besëlidhja e Lezhës i përulemi me nderim dhe zotohemi për angazhim të përjetshëm heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë në të gjitha epokat e kombit tonë”.

Besëlidhja e Lezhës

Si sot, më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare.

Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman. /Gazeta SHQIP

Tirana harron Besëlidhjen e Skënderbeut/ Albin Kurti, Zijadin Sela dheTirana harron Besëlidhjen e Skënderbeut/ Albin Kurti, Zijadin Sela dhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular