BallinaKryesore“Bakshishet shkonin sa trefishi i rrogës”, 28-vjeçarja që punonte në një qendër...

“Bakshishet shkonin sa trefishi i rrogës”, 28-vjeçarja që punonte në një qendër masazhi: Klientët kërkonin…

Një 28-vjeçare nga Tirana ka rrëfyer për emisionin “Shqipëria Live” jetën e saj teksa punonte në një qendër masazhi si masazhatore. Duke mos treguar identitetin e saj, ajo shprehet se jeta aty ishte shumë e errët dhe është ndeshur në rrethana që nuk i priste.

E pyetur se për çfarë ka mbaruar shkollën dhe a ka kërkuar punë në profesionin e saj, e reja tha: “Kam mbaruar shkollën për psikologji. Kam tentuar të kërkoj punë në profesionin tim, por shumë e vështirë”.

Më pas tregoi se takimin e parë në atë qendër e ka patur me menaxheren e zyrës, e cila nuk i ka shpjeguar asgjë se çfarë ndodhte aty brenda. Ajo është detyruar që të nisë punën për shkak se kishte për të mbuluar shpenzimet e saj.

“Në fillim ishte një intervistë shumë e thjeshtë, më thanë se do mësohesh. Pas disa ditësh kuptova se si funksionin gjërat. Paguheshim sipas orëve të punës dhe nuk shkonte më shumë se 300. Nga shërbimet ekstra (marrëdhënie seksuale) fitonim më shumë, bakshishet arrinin trefishin e rrogës. Pronarja e dinte këtë gjë, madje kishte edhe njerëz që i njihte”, tha ajo.

Madje vajza tregoi se klientët i kanë kërkuar këto shërbime ekstra edhe jashtë punës. “Ka pasur shumë klientë që flisnin ashpër e të impononin me zor që t’i takoje edhe jashtë. Ata mendonin se ne duhej të bënin çdo gjë. Kishte vajza që nuk e mendonin që të largoheshin që aty, pasi fitonin shumë gjëra”, tha ajo.

Vajza në fjalë ka punuar gjashtë muaj aty dhe e ka bërë se ka qenë e detyruar. Por më pas vendosi që të largohej, edhe pse ishte vështirë.

“Ishte e vështirë të largohesha, jeta ime po vihej në rrezik. Mund të kërkonin gjëra edhe pas pune, gjë që mua mu rrezikua edhe jeta. Familjarët e mi nuk e dinin se ku punoja, e prandaj vendosa që të largohesha. Ata e dinin se punoja në një qendër masazhi”, tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular