BallinaAktualitet‘Ia vonuan tamponin, u përkeqësua’, qytetarja: Dua ta nxjerrë burrin nga Infektivi,...

‘Ia vonuan tamponin, u përkeqësua’, qytetarja: Dua ta nxjerrë burrin nga Infektivi, më duhen 20 mijë euro…

Një qytetare e cila ka të shtruar bashkëshortin e saj në spitalin Infektiv në Tiranë, thotë se vonesa në bërjen e tamponit ka rezultuar fatale për shëndetin e tij, pasi sëmundja ka përparuar shumë shpejt. Qytetarja tregon se tashmë po bën përpjekje për ta dërguar bashkëshortin e saj drejt Turqisë, për shkak se ai edhe më herët i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër atje.

“Po dua ta çoj bashkëshortin në Turqi, qëkur pati simptomat e para nuk janë bënë tamponin, ja shtynë. Po tia kishin bërë shpejt nuk do të ishte kaq keq, ai ka bërëe koronare më parë në Ankara, dhe tani i është rritur dhe diabeti.

E kemi sjellë sot në spitalin Infektiv , kur u agravuan shenjat e sollëm në spital. E kemi mbajtur në shtëpi me oksigjen, vetëm për 2 ditë më ka shkuar 300 mijë lekë, po kish po pyet për lekët. I gjithë faji ishte që të kapej sëmundja që në fillim, i jemi drejtuar mjekes së familjes që në fillim, dhe i thashë që burri kishte simptoma, na dhanë datë që ta bënim tamponin.

Po ta kishin kapur më parë nuk do të ishte përkeqësuar, nga skaneri që i bëra në privat doli që kishte pasur dëmrim të mushkërisë. Për ta çuar në Turqi na duhen 20 mijë euro, unë këtu jam e kënaqur, se derimë tani më janë përgjigjur”, u shpreh qytetarja për gazetaren Fjona Çela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular