BallinaAktualitetCOVID/ Studimi zbulon simptomën tjetër të dhimbshme: Pothuajse gjysma e pacientëve përjetojnë...

COVID/ Studimi zbulon simptomën tjetër të dhimbshme: Pothuajse gjysma e pacientëve përjetojnë…

Nga ethet, deri te humbja e nuhatjes, COVID-19 shoqërohet me një sërë simptomash të pakëndshme.

Por tashmë, sipas një studimi të ri, COVID po i atribuohet edhe një tjetër simptomë.

Sipas studiuesve, virusi shkakton edhe ënjtje të gjëndrave të pështymës në gojë. Studiuesit morën në studim 122 pacientë të infektuar me COVID në Itali, që u shtruan në spital midis korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar.

Rezultoi se tre muaj pas infektimit, tetë nga dhjetë pacientë kishin ndonjë formë ënjtje në fytyrë, ose gojë, si rezultat i infeksionit.

Më e zakonshmja ishte gjëndra e fryrë e pështymës, e cila preku 43% të pacientëve.

Me përjashtim të ikjes së shijes dhe ikjes apo ndryshimit të nuhatjes, ënjtja e gjëndrave të pështymës, ishte simptoma më e zakonshme orale, zbuloi studimi i botuar në “Journal of Dental Research”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular