BallinaAktualitet"Pse investohet më shumë në jug"/ Qytetari 'zë ngushtë' Ramën, ja pergjigjia...

“Pse investohet më shumë në jug”/ Qytetari ‘zë ngushtë’ Ramën, ja pergjigjia e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, nga Lezha ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët, foli për investimet në veri dhe për zërat se ka një “diskriminim”.

Kryeministri u pyet nga një qytetar se pse investimet qeveritare shkonin më shumë në Vlorë.

Kreu i qeverisë, pranoi se është ende në borxh me zonë, por kujtoi edhe investimet që po bëhen nga Tropoja në Dibër dhe Pukë.

“Më parë ka pasur investime të bëra për të ruajtur balanca në dukje por në fakt që nuk nxisnin zhvillimin përmes burimeve më të pasura në potencë, me investime që nuk kishin një logjikë të hapave. Është e vërtetë që ne kemi vënë një fokus të posaçëm në vijën bregdetare, është e vërtetë që po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi.  Po të shikoni balancën, ne kemi inevstuar si asnjëherë më parë në Tropojë, në Malësinë e Madhe, në Pukë, në Dibër duke bërë realitet Rrugën e Arbrit. Patjetër që kemi investuar jo pak në të gjithë zonën e Lezhës. Është e vërtetë që kemi një lloj borxhi të pashlyer me të gjithë zonën, por një borxh që do ta shlyejmë”, tha Rama.

Rama njoftoi rihapjen e garës për aksin Milot-Muriqan.

“Patjetër edhe aksi Milot-Muriqan dhe është pjesë e përpjekjes që kemi bërë. Nuk e kemi finalizuar me një kontratë të fillimit të punimeve pasi gara e hapur për realizimin e kësaj kontrate që u përfol si një garë parafituese, nuk shpalli fitues. Që do të thotë se gara do të rihapet.”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular