BallinaAktualitetRama flet për 'ëndrrën që e lë pa gjume

Rama flet për ‘ëndrrën që e lë pa gjume

Gjatë një bashkëbisedimi në Lezhë, kryeministri Rama u shpreh se vaksinimi masiv pritet të nisë shumë shpejt, për të pasur një sezon ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Kreu i qeverisë tha se duhet një numër më i madh vaksinash nga ai që është siguruar deri më tani për të kaluar në këtë mënyrë në një stad tjetër.

Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin”, u shpreh Rama.

“Sa kohë do të jetë PS në krye të vendit , biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin. Këtë nuk e ka asnjë nga vendet në rajon. Po ashtu një tjetër ndihmë për biznesin dhe të gjithë shqiptarët është vaksinimi.

Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe.

Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin. Duke hapur rrugën Shëngjin-Velipojë do të kemi një shtyllë të re kurrizore në një zonë ku ka një potencial shumë të madh”, tha më tej Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular